Home Sport
Challandes i bindur: Duam kualifikim në Europian
Trajneri Bernard Challandes në konferencën e zakonshme për shtyp përpara sfidës me Çekinë është shprehur se rrugëtimi i Përfaqësueses së Kosovës në kualifikimet e Euro 2020 ka qenë i mrekullueshëm.

Zvicerani mendon se “Dardanët” kanë një mundësi të artë për t’u kualifikuar në Evropian. Për ta arritur këtë, ekipi i tij duhet të mposhtin Republikën Çeke nesër, në ndeshjen që do të luhet në “Doosan Arena” në qytetin Plzen.

“Mendoj se ne e dimë ekzakt se kush jemi, se kush është Çekia. Gjatë shortit,ekipi më i fortë është Anglia, pastaj e dyta Çekia, e treta Bullgaria dhe i katërti Mali i Zi, kurse Kosova ishte e fundit. Ne nuk ndihemi në presion, e vlerësojmë faktin se kemi arritur deri këtu. E dimë se na pret një lojë ngazëlluese. Kjo është një situatë e mrekullueshme për ne. Ne kemi një mundësi dhe mund ta arrijmë kualifikimin, por duhet ta bëjmë një lojë perfekte, një lojë të jashtëzakonshme ndaj një kundërshtari mjaft të fuqishëm”, u shpreh Challandes në konferencë për shtyp.

Trajneri I kosovës tha se nuk është befasuar për fitoren e Republikës Çeke ndaj Anglisë pasi i njeh kualitetet e çekëve.

“Anglia është më e forta në grup, por edhe çekët janë të fortë. Është më e vështirë për ne, por e dinim në fillim të shortit se do ishte një grup i vështirë".

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Klinsmannit i ikën nga duart fitorja (VIDEO)
Plas Humori: Buffonit i duket fëmija i mbijetuar nga tërmeti si Verrati (VIDEO)
Interi dhe Roma ndajnë pikët, përfiton Juventus (VIDEO)
Sadiku realizon dopietë dhe i dhuron fitoren Malagas (VIDEO)
Koreani 7-vjeçar që flet shqip dhe stërvitet te FC Prizreni (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media