Home Sport
Lojtarët e huazuar, Coutinho më i vlerësuari (FOTO LAJM)
Observatori i futbollit CIES, i specializuar në analizimin e statistikave, ka listuar futbollistët e huazuar në 5 ligat më të mëdha me vlerën më të lartë në treg.

Në krye të tabelës qëndron Philippe Coutinho. Sidoqoftë, çmimi për brazilianin, siç del nga algoritmi i CIES (96.5 milionë euro), është më i ulët se opsioni që ka Bayerni për ta blerë nga Barcelona (120 milionë euro).

Katër lojtarë të tjerë në huazim kanë një vlerë më të madhe se 50 milionë euro: Dani Ceballos, Martin Odegaard, Harry Wilson dhe Mauro Icardi.

Paris St-Germain mund të nënshkruajë me Mauro Icardin për 70 milionë euro.

Kjo është aktualisht një tarifë relativisht e lartë, por nuk do të konsiderohet e tillë nëse argjentinasi vazhdon të luajë dhe të shënojë siç arriti të bënte në tetor.

Sa u përket dy lojtarëve të Serisë A, Stefano Sensi dhe Duvan Zapata, vlerat e opsioneve të tyre për t’i blerë janë dukshëm më të ulëta sesa vlera sipas CIES.

Interi dhe Atalanta me siguri nuk do të hezitojnë t’i ushtrojnë të drejtat për t’i blerë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Klinsmannit i ikën nga duart fitorja (VIDEO)
Plas Humori: Buffonit i duket fëmija i mbijetuar nga tërmeti si Verrati (VIDEO)
Interi dhe Roma ndajnë pikët, përfiton Juventus (VIDEO)
Sadiku realizon dopietë dhe i dhuron fitoren Malagas (VIDEO)
Koreani 7-vjeçar që flet shqip dhe stërvitet te FC Prizreni (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media