Home Sport
Wanda Nara sërish në aksion, PSG-ja i bën super ofertë Icardit
PSG është bindur përfundimisht dhe dëshiron të ushtrojë opsionin e blerjes për sulmuesin Mauro Icardi. Lajmi raportohet nga gazetari i Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira. Në llogarinë e tij në "Twitter" ai shkruan se tashmë kanë nisur bisedimet.

"PSG po bisedojnë me Wanda Nara për të arritur në një marrëveshje të përhershme për Mauro Icradi. Leonardo, në muajt e ardhshëm, do që të përdorë opsionin për ta blerë sulmuesin nga Inter për shumën e 65 milionë eurove. Al Khelaifi po përgatit një kontratë të re, 5-vjeçare, për sulmuesin", shkruan Schira.

Icardi po paraqitet mirë gjatë këtyre javëve. Në kampionat ai ka arritur të shënojë 5 gola në 6 ndeshje, ndërkohë që edhe në Champions ka bërë mirë. Argjentinasi ka realizuar katër gola të tjerë në këtë kompeticion më fanellën e PSG dhe francezët tashmë janë të bindur për ta blerë. Gjithsesi, sipas kontratës është lojtari ai që e thotë fjalën e fundit
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Qeqa tregon si po e përjeton kaosin në FFK
EKSKLUZIVE/ Momentet më pikante të ndeshjes Torino-Fiorentina (FOTO LAJM)
Skuadra legjendare braziliane bie për herë të parë nga kategoria, kaos në stadium (VIDEO)
Milani spektakolar, triumfon në transfertë ndaj Bologna (VIDEO)
Tifozeritë kundërshtare "pushtojnë" fushën e lojës, përleshen keq me njëri-tjetrin (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media