Home Sport
Rrugëtimi i Messit drejt "Topit të Artë"
Lionel Messi fitoi Topin e gjashtë të Artë në karrierën e tij madhështore.

Ylli argjentinas ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë këtij viti kalendarik, në sezonin 2018/19, dhe me të njëjtin ritëm po vazhdon edhe në 2019/20.

Leo do të ketë në konkurrencë holandezin Virgil van Dijk, i cili me triumfin në Ligën e Kampionëve është futur seriozisht në këtë garë.

Por, cilat janë të arriturat e Messi? A e meriton ai ta fitojë Topin e Artë për herën e gjashtë, sonte në ‘France Football’?

Messi ka fituar La Ligan me Barcelonën, duke u shpallur njëkohësisht edhe MVP i ligës, si dhe arriti të fitonte Këpucën e Artë për herë të tretë radhazi, me më shumë se 50 gola të shënuara.

Gjithashtu, Messi ishte golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve dhe shënoi më së shumti gola kundër top gjashtë skuadrave të Premierligës (në përballjet në Evropë).

Për të treguar se është bartës kryesor i lojës së skuadrës së Barcelonës, vlenë të përmendet se Leo ka kontribuuar në 74 nga 96 golat e skuadrës.

Messi gjithashtu numëron më së shumti çmime si lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve.

Në La Liga, ai vendosi ‘autokraci’. Argjentinasi numëron më së shumti gola dhe asiste në kampionat. Ai ka fituar Pichichi.

Edhe çmimi lojtari i vitit nga FIFA shkoi për Leon, si dhe çmimi si sulmuesi më i mirë nga UEFA.

Mbetet të shihet nëse këto do të mjaftojnë që ai të fitojë Topin e gjashtë të Artë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Liverpool bën detyrën ndaj Ajax (VIDEO)
Bayern "poker" Atl Madrid (VIDEO)
Interi shpëton në fund falë Lukakut (VIDEO)
Interi shpërdoron avantazhin, barazojnë gjermanët (VIDEO)
Ka gol në San Siro (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media