Home Sport
Klinsmannit i ikën nga duart fitorja (VIDEO)
Jurgen Klinsmann ishte shumë pranë fitores së tij të parë në ndeshjen e dytë si trajner i Herthës së Berlinit, por të besuarit e tij shpërdoruan avantazhin e dyfishtë dhe u detyruan të kënaqen me një pikë në transfertën e vështirë ndaj Eintrachtit të Frankfurtit.

Berlinezët vinin pas 5 humbjeve radhazi, e fundit prej të cilave përballë Borussias së Dortmundit në debutimin e Klinsmann, ndërsa sot morën një pikë që mund të shërbejë për të rritur moralin e skuadrës, që pozicionohet në zonën e ftohtë të renditjes.

Lukebagio në pjesën e parë dhe Grujic në minutën e 63-të shënuan për Herthën golat që dukej se do të sillnin fitoren e munguar prej javësh, por Eintrachti u zgjua dhe riktheu baraspeshën me golat e Hintereger dhe Rode, ndërsa të dy skuadrat u kënaqën me nga një pikë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Gattuso largohet nga Napoli?
I dha fitoren Milanit, Rebic: Tregova se çfarë jam në gjendje të bëj
Messi brenda vitit do të ndërtojë spitalin për fëmijët me kancer
Shkëmbimi Politano-Spinnazzola, Marotta tregon arsyen pse dështoi
Fitorja në minutat e fundit, Pioli: Po korrim atë që kemi mbjellë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media