Home Sport
Kupa e Italisë/ Napoli kalon në çerekfinale (VIDEO)
Napoli është rikthyer të fitojë dhe e ka bërë këtë në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë, teksa mposhti me rezultatin final 2-0 Perugian në stadiumin “San Paolo”.

Të kaltrit e drejtuar nga Genaro Gattuso dominuan takimin dhe krijuan një mori rastesh, por golat e vetëm të ndeshjes u shënuan nga kapiteni Lorenzo Insigne, në të dy rastet me penallti.

Perugia nga ana tjetër bëri shumë pak për të shmangur disfatën, teksa në fundin e pjesës së parë pati mundësinë më të mirë për të rihapur takimin, por Iemmello gaboi nga pika e penalltisë.

Me këtë fitore, Napoli siguron kalimin në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë, ku pritet të mësojë edhe kundërshtarin me të cilin do të përballet.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Fenomeni" nuk i kursen elozhet për Hakimin: Është blerja e dekadës
STATISTIKAT/ Vllaznia me startin e tretë më të mirë të Superiores në dekadën e fundit
PSG mposht minimalisht Angers dhe kap përkohësisht kreun (VIDEO)
Messi tremb para finales, Koeman tregon gjendjen e argjentinasit
White bisedoi privatisht me Khabib, tregon se a do rikthehet në UFC

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media