Home Sport
Selmani: Kam oferta nga Serie A, idhujt e mi janë dy
Portieri i Shqipërisë, Gentian Selmani, në një intervistë të dhënë për "TransferMerkez TV" ka folur rreth të ardhmes së tij, por ndër të tjera ka zbuluar edhe idhulljt e tij në portë.


Selmani luan në ligën e dytë turke me Menemenspor dhe u transferua nga Laçi gjatë verës së shkuar. Disa skuadra të Serie A kanë trokitur në drejtim të tij, por thjesht sondazhe. “Kam dëgjuar disa gjëra, zëra merkatoje.

Megjithatë, fokusi im është vetëm te stërvitja e fortë dhe vetëm te paraqitjet në fushën e lojës. Sa i takon merkatos, me këtë gjë merret agjenti im. Objektivi im primar është të fokusohem në fushë, të jap maksimumin dhe të ndihmoj skuadrën time”.

“Mendoj se kam punuar mirë, kam ndihmuar skuadrën. Kemi marrë rezultate të mira dhe deri më tani, jam i lumtur. Megjithatë, do të mundohem të punoj edhe më shumë, të përmirësohem dhe të ndihmoj skuadrën”.

Në fund, idhujt e tij: “Unë kam disa emra që i kam shumë përzemër. Gianluiggi Buffon dhe Iker Casillas janë emrat që i shoh si idhuj".
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Tifozët e Napolit nuk fshihen, kërkojnë trajnerin e kombëtares shqiptare
Inter bllokohet nga Lecce, përfiton Juve (VIDEO)
Ibrahimovic thyen rekord në Serie A (FOTO LAJM)
Avantazhi i Interit zgjat vetëm 5 minuta, barazon Lecce (VIDEO)
Liverpool - Man United, formacionet zyrtare: Gati të nisë derbi më i madh në Angli (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media