Home Sport
Kumbulla pranë firmës me Interin? Menaxheri i tij shfaqet në selinë zikaltër
Telenovela e merkatos për Marash Kumbullën duket se nuk ka fund. Mbrojtësi i kombëtares sonë po ndiqet me shumë interes nga disa gjigantë evropianë, që e duan me patjetër. Interi është një nga klubet më të interesuar për të dhe duket se Marota me shokë po avancon bisedimet për blerjen e 19-vjeçarit.

Ditën e sotme, menaxheri i Kumbullës, Xhani Vitali është fotografuar në selinë e klubit zikaltër. Moment ky, që hedh dyshime se e ardhmja e mbrojtësit mund të jetë Interi. Ekipe të tjerë që interesohen për të janë edhe Napoli, Lacio apo Dortmund, për të përmendur disa, pasi edhe klubet angleze duken shumë të interesuara për të.

E sigurt është se Kumbulla nuk do të jetë lojtar i Hellas Veronës për sezonin e ardhshëm. Vlera e tij në merkato është rreth 10 milionë euro dhe shitja e tij pritet të jetë një rekord për vendin tonë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Fenomeni" nuk i kursen elozhet për Hakimin: Është blerja e dekadës
STATISTIKAT/ Vllaznia me startin e tretë më të mirë të Superiores në dekadën e fundit
PSG mposht minimalisht Angers dhe kap përkohësisht kreun (VIDEO)
Messi tremb para finales, Koeman tregon gjendjen e argjentinasit
White bisedoi privatisht me Khabib, tregon se a do rikthehet në UFC

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media