Home Sport
Mundo Deportivo: Barcelona do të paguajë klauzolën e Martinezit
Barcelona ka vendosur që në fund të këtij edicioni të transferojë në radhët e veta, sulmuesin e Interit, argjentinasin Lautaro Martinez.

“Mundo Deportivo” ka shkruar të premten se Barcelona do të paguajë klauzolën e tij të lirimit në vlerë prej 111 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e tij, transmeton Koha Ditore.

Martinez, te Barcelona shihet si përforcim i madh dhe zëvendësim ideal për uruguajanin Luis Suarez. Martinez këtë edicion është njëri prej lojtarëve kryesor te Interi dhe sulmuesi më i vlerësuar në kampionatin italian.

22-vjeçari, këtë edicion ka shënuar 16 gola në 28 paraqitje për Interin në të gjitha garat. Ai te Interi u transferua në verën e vitit 2018 nga Racing Club për 25 milionë euro dëmshpërblim dhe me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2023.

Martinez ka edhe nëntë gola në 19 ndeshje me Argjentinën.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Çfarë ke o hund madh", ish-lojtari i United tregon sherrin me Ibran
Dënimi i UEFA-s, Guardiola mban takim me lojtarët
Vëllai i Pogba shton presionin: Të gjithë e dinë që dëshiron të largohet nga United
Zbulohet topi i Champions për fazën eleminatore (FOTO LAJM)
Tifozët godasin lojtarin e tyre, ndërpritet ndeshja në Kili (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media