Home Sport
Beckham e ka seriozisht: Inter Miami mund të blejë Ronaldon dhe Messin
David Beckham ka thënë se klubi se klubi i tij nga Major League Soccer, Inter Milan, i ka të gjitha mundësitë për të transferuar Ronaldon dhe Messin.

Ka kohë që përflitet se kapiteni i Barcelonës, Messi, dhe sulmuesi i Juventusit, Ronaldo, mund të kalojnë në Shtetet e Bashkuara, me klubin e ri të Beckahmit si destinacioni më i mundshëm për ta.

Ekzistojnë thashetheme se klubi i ri, i cili do të debutojë në MLS kundër Los Angeles FC të dielën, mund t’i joshë të dy këta lojtarë në Miami.

Bashkëpronari i Inter Miami, Beckham foli rreth këtyre thashethemeve në emisionin e Jimmy Fallon të mërkurën, dhe u dha shpresë atyre që ëndërrojnë t’i shohin fituesit e shumëfishtë të Topit të Artë në një skuadër.

"E dini çfarë, ne në Miami kemi mundësi të mëdha", tha ish-ylli i Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Anglisë.

"Neve na kanë kontraktuar shumë lojtarë të ndryshëm për t’iu bashkuar ekipit tonë. Si çdo pronar tjetër, edhe unë i dua lojtarët më të mirë dhe nëse kemi mundësi t’i sjellim në skuadër lojtar i Cristiano apo Leo, për të cilët kam admirim të madh, do të ishte fantastike", shtoi ai.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Festa me prostituta në kohë karantine i kushton rëndë yllit anglez, rrezikon mos luaj më me kombetaren
Kalimi i Coutinhos te Barcelona, kështu e shpjegon Klopp
Chelsea në "luftë" me Arsenalin për Boateng
Edhe pse i mori të ardhurat nga biletat, Liverpooli vendos mos ua kthejë paratë tifozëve të Atleticos
Këta janë 10 trajnerët më të mirë sipas tifozëve të futbollit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media