Home Sport
Pritet tjetër vendim për Juventus-Inter, mund të luhet me tifozë

Ende po diskutohet nëse super sfida në Serie A ndërmjet Juventusit dhe Interit do të luhet me dyer të mbyllura apo dyer të hapura.

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri së bashku me atë të Interit, Antonio Conten kërkojnë që derbi i Italisë të zhvillohet me tifozë pasi sipas tyre "futbolli ka nevojë për publikun", shkruan "Sportmediaset".

Mediat në Itali bëjnë me dije që vendimi përfundimtar pritet të merret brenda orëve të ardhshme. Masat e vendosura nga Rajoni i Piedemont skadojnë të shtunën më 29 shkurt, ndërsa atë të Qeverisë zgjasin deri të dielën, më 1 mars.

Për dallim nga Serie B, Serie A nuk e ka zyrtarizuar ende listën e ndeshjeve që do të luhen pas dyerve të mbyllura. Ky aspekt sugjeron se diçka e re mund të jetë duke "vluar". Sidoqoftë, është shumë e pamundur që Juventus-Inter të shtyhet për të hënën, që të luhet me dyer të hapura. Ndeshjet e Kupës së Italisë, të planifikuara për të mërkurën dhe të enjten e javës së ardhshme, janë shumë afër.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Festa me prostituta në kohë karantine i kushton rëndë yllit anglez, rrezikon mos luaj më me kombetaren
Kalimi i Coutinhos te Barcelona, kështu e shpjegon Klopp
Chelsea në "luftë" me Arsenalin për Boateng
Edhe pse i mori të ardhurat nga biletat, Liverpooli vendos mos ua kthejë paratë tifozëve të Atleticos
Këta janë 10 trajnerët më të mirë sipas tifozëve të futbollit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media