Home Sport
Napoli jep urdhër të prerë: Asnjë i huaj nuk largohet nga qyteti
Askush për momentin nuk mund të lërë Napolin për të udhëtuar drejt vendit të tij të origjinës. Ndryshe nga ajo çfarë ka ndodhur me Juventusin dhe Interin dy klube që kanë lejuar lojtarët e tyre të huaj të largohen drejt vendeve të tyre, nga qyteti i Napolit për momentin nuk do të ikë asnjë futbollist.

Urdhëri ka qenë i presidentit Aurelio De Laurentiis. Në pritje për t’u sqaruar çështja se kur klubet do të nisin stërvitjen të gjithë lojtarët e skuadrës së kaltër do të qëndrojnë në Napoli.

Vendimi i klubit është bazuar te fakti se një largim në këtë pikë nga qyteti do t’i detyronte futbollistët të qëndronin 14 ditë në izolim në momentin që do të mbrrinin në vendet e tyre dhe 14 dita të tjera në momentin që do të ktheheshin në Napoli. 28 ditë në karantinë për të gjithë lojtarët e huaj do të prishinin planet e trajnerit Gattuso që është në gatishmëri për të rinisur stërvitjen.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Fenerbahce po mendon të shesë 3 lojtarë kryesorë, një prej tyre dhe Muriqi
Kriza nga koronavirusi, qeveria italiane ndan 100 milion euro për sportin
Nuk do të shitet, Barcelona do ti japë një shans të dytë Griezmannit
Chelsea del hapur, ka gati ofertën për Philip Coutinhon
UEFA shuan dyshimet: Nuk do të ketë ndryshim të formatit në Ligën e Kampionëve

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media