Home Sport
Bashkëshortja me kancer, Nainggolan:Kam frikë për Claudian nëse infektohet me koronavirus
Bashkëshortja e Radja Nainggolan, Claudia, po lufton prej 6 muajsh me sëmundjen e vështirë të kancerit dhe në këto momente të emergjencës, për shkak të Koronavirusit, bën pjesë në shtresat që mund të kenë pasoja të rënda për jetën, nëse preken nga ky virus.

"Claudia pa dyshim që ka një sistem imunitar të dobësuar. Shpresoj që e gjitha kjo të kalojë, sepse ajo është në rrezik të vazhdueshëm," – shprehet mesfushori i Cagliarit, i cili është i shqetësuar për shëndetin e bashkëshortes së tij. – "Terapitë janë shtyrë dhe po evitojmë spitalet. Kam frikë për të, më duhet ta pranoj. Kam frikë se mos infektohem, nëse dal të bëj pazar, dhe ia kaloj asaj virusin.

Claudia ka lënë pas periudhën më të vështirë të sëmundjes, tani është në fazën e ruajtjes nga marrja e infeksioneve."

Ninja po e kalon karantinën me familjen dhe po pret me padurim të kthehet në fushën e blertë.

"Jam i qetë, pres lajme të mira dhe po vazhdoj të stërvitem në shtëpi, ndonëse kjo mënyrë jetese nuk është për mua. Të qëndrosh në shtëpi për kaq shumë kohë bëhet e bezdisshme. Pasaj gjithë kësaj që po kalojmë, shpresoj të luaj deri 50 vjeç."
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kane i vë kushte Tottenhamit: Largohem nëse skuadra nuk është konkuruese
ManchesterUnited nuk humb kohë, gjenë zëvendësuesin e Pogba
Ish-ylli i Italisë: Messi është më i mirë se Maradona
Benzema nuk ia përton Giroud: Mos krahasoni një Formula 1 me një Karting
Atak në zemër, ndërron jetë e fejuara e futbollistit të Serie A

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media