Home Sport
Ferguson "sherr" me komshiun, kjo është arsyeja
Sir Alex Ferguson, ish-trajneri legjendar i Manchester United ka një konflikt me fqinjin e tij për planin e një ndërtimi të ri në zonën ku ai jeton.

The Sun ka zbuluar se 78-vjeçari, i cili këmbënguli për shmangien e një rezidence banimi 3 katëshe vitin e shkuar, arriti ta anulojë atë në tentativën e parë, por tashmë plani është rikthyer sërish.

Sir Alexs kishte bërë një kërkesë për t’u ndryshuar plani i vilës, i cili do t’i zinte dritën shtëpisë së tij.

Skocezi, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2013, jeton në Cheshire, në zonën e famshme rezidenciale të Manchesterit.

Ai është gjithashtu i shqetësuar se ndërtimi do të prekë privatësinë e vilës së tij, ndërsa do të prekë edhe zonën përreth duke prerë shumë pemë.

Në letrën e tij, ai i rendit të gjitha shqetësimet e tij autoriteteve lokale, të cilat pritet të vendosin muajin e ardhshëm. /
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Përfaqësuesi i lojtarëve në Serie A plas "bombën": Sezoni mund të anulohet
Dortmundi i paduruar, nesër nis stërvitjen
Legjenda e Turqisë rezulton pozitiv ndaj COVID 19, shtrohet me urgjencë në spital
Mourinho do të fillojë stërvitjet online me lojtarët e Tottenham
A do të ndryshojë përsëri vendndodhja e Stadiumit Kombëtar të Kosovës?

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media