Home Sport
Sir Alex Ferguson bën sherr me komshiun, zbulohet arsyeja
Sir Alex Ferguson, ish-trajneri legjendar i Manchester United ka një konflikt me fqinjin e tij për planin e një ndërtimi të ri në zonën ku ai jeton.

The Sun ka zbuluar se 78-vjeçari, i cili këmbënguli për shmangien e një rezidence banimi 3 katëshe vitin e shkuar, arriti ta anulojë atë në tentativën e parë, por tashmë plani është rikthyer sërish.

Sir Alexs kishte bërë një kërkesë për t’u ndryshuar plani i vilës, i cili do t’i zinte dritën shtëpisë së tij.

Skocezi, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2013, jeton në Cheshire, në zonën e famshme rezidenciale të Manchesterit.

Ai është gjithashtu i shqetësuar se ndërtimi do të prekë privatësinë e vilës së tij, ndërsa do të prekë edhe zonën përreth duke prerë shumë pemë.

Në letrën e tij, ai i rendit të gjitha shqetësimet e tij autoriteteve lokale, të cilat pritet të vendosin muajin e ardhshëm.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Juventusi insiston për transferimin e Gabriel Jesus, ofron një sulmues dhe 50 milionë euro për brazilianin
NOSTALGJI/ Mesfushë shkatërruese dhe sulm i jashtëzakonshëm, formacioni më i shtrenjtë i vitit 2005 (FOTO LAJM)
Hasi flet nga Belgjika: Në ndeshjen me Greqinë mezi mbaja lotët, titulli i Club Brugge nuk është përfundimtar
Çeferin kërcënon klubet belge me largim nga Kupat e Europës
Icardi bën lëvizje drastike, vendos të rikthehet në Serie A

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media