Home Sport
"Serie A duhet të anulohet, për futboll të mendojmë në gusht"
Legjenda e Juventusit, Angelo Di Livio ka kërkuar që sezoni të anulohet, duke thënë se është koha për të mbyllur gjithçka.

53-vjeçari u largua nga futbolli në vitin 2005, pas gjashtë viteve të kaluar te Fiorentina dhe gjashtë të tjera te Juventusi.


“Ka ardhur koha që të mbyllet gjithçka dhe të anulohet sezoni. Nuk ka kuptim për të luajtur, njerëzit po mendojnë për gjithçka, përveç kampionatit”.

“Nuk është e sigurt se kur mund të rifillojë, shumë ndeshje do të mbivendosen dhe i gjithë sistemi do të ishte në vështirësi, duke pasur parasysh që vitin e ardhshëm do të ketë Kampionatin Evropian”.

“Unë mendoj se është e drejtë të anuloni sezonin dhe të filloni përsëri në korrik ose gusht. Kjo është mënyra e vetme për të shpëtuar futbollin italian”, ka thënë Di Livio për Tuttosport.

Ai foli për shpërthimin e Coronavirusit, duke thënë erdhi si një “rrufe”.

“Ishte një rrufe, na çuditi të gjithëve. Ka shumë frikë dhe shqetësim. Mjekët dhe infermierët janë heronj të jashtëzakonshëm; ata nuk kanë asnjë moment pushimi”.

“Shpresoj se ata do të shpërblehen nga shteti kur të mbarojë kjo periudhë e keqe. Pa ata, do të ishte vërtet e vështirë për ne”, përfndoi ai.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
enrique4
Mesazhi i Luis Enriques emocionon gjithë Spanjën: Këtë ndeshje do ta fitojmë së bashku (VIDEO)
13 nga 36 klubet profesioniste në Gjermani përballen me falimentim
Juventusi insiston për transferimin e Gabriel Jesus, ofron një sulmues dhe 50 milionë euro për brazilianin
NOSTALGJI/ Mesfushë shkatërruese dhe sulm i jashtëzakonshëm, formacioni më i shtrenjtë i vitit 2005 (FOTO LAJM)
Hasi flet nga Belgjika: Në ndeshjen me Greqinë mezi mbaja lotët, titulli i Club Brugge nuk është përfundimtar

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media