Home Sport
Del Piero i mendimit se me dyer të mbyllura mund të vazhdohet
Alessandro Del Piero uron që, pavarësisht emergjencës koronavirus, Serie A të mund të shkojë deri në fund të rrugëtimit.

“Gjithcka ndodh rreth futbollit është për tu vlerësuar, edhe nga pikëpamja ekonomike – ka thënë ish-kampioni i Juventus për Radio 24 -. Të garantosh se në stadium do të shkojë gjithcka mirë nuk është e thjeshtë, edhe përse nuk dihet se cilat janë kushtet në shtëpi apo punë. Nëse do të ketë kushte që një rikthim pa publik mund të garantojë fundin e kampionatit, është mirë të bëhet sepse edhe vetëm në tv ndeshjet mund të jenë një kalim kohe shumë efektiv për tifozët në shtëpi”.

Pinturicchio sheh nga e ardhmja dhe mundohet ta vendosë veten në vend të kolegëve të tij. “Uroj të mbizotërojë dëshira për tu kthyer në fushë, që është ajo që të shtyn të fillosh këtë karrierë. Frika mund të jetë në disa rrethana, por sportisti është i fortë e do të kërkojë ta kalojë me cdo mënyrë. Do të duhet punë fizike e psikologjike, të stërvitesh në shtëpi nuk është e njëjta gjë. Lojtarët e Inter, sapo mbaroi karantina, u nisën me të drejtë për tu kthyer tek familjet: të udhëtosh është rrezik, shpresojmë që shkenca të gjejë zgjidhje sa më parë”.

Nga Los Angeles, ish-kapiteni i Juve tregon edhe për emergjencën në Shtetet e Bashkuara. “Këtu në Kaliforni, masat janë marrë me vonesë, rreziku u nënvleftësua e infektimet janë shtuar me shpejtësi. Shpresoj që një qytet i madh si Los Angeles të na lejojë të mbajmë distancat e nevojshm
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Festa me prostituta në kohë karantine i kushton rëndë yllit anglez, rrezikon mos luaj më me kombetaren
Kalimi i Coutinhos te Barcelona, kështu e shpjegon Klopp
Chelsea në "luftë" me Arsenalin për Boateng
Edhe pse i mori të ardhurat nga biletat, Liverpooli vendos mos ua kthejë paratë tifozëve të Atleticos
Këta janë 10 trajnerët më të mirë sipas tifozëve të futbollit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media