Home Sport
Ministri i Sportit të Italisë jep lajmin e madh: Duhet të jemi gati për të rifilluar
Ministri i Sportit të Italisë, Vincenzo Spadafora, ka dhënë shenja se sezoni pritet të rifillojë së shpejti.

Spadafora ka thënë se duhet të gjithë duhet të jenë gati për të rifilluar evenimentet sportive, sa më shpejtë që është e mundur.

“Dua të falënderoj presidentin e CONI, CIP dhe të gjithë pjesëtarët e bordit që pranar diskutimin tim dhe që krijuan këtë mundësi të mirë për të dialoguar” ka thënë Spadafora në takimin e CONI.

“Ne duhet dhe duam të jemi gati për të rifilluar sezonin sa më parë të jetë e mundur. Për rolin dhe për rëndësinë e tij sociale dhe ekonomike. Sporti do të jetë një nga motorët që do të ndihmojë vendin të dal nga kriza” ka thënë tutje ministri.

Mbetet të shihet se kur do të rifillojnë evenimentet sportive në Itali. Sigurisht, Serie A është ajo që tërheq vëmendje më të madhe.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Festa me prostituta në kohë karantine i kushton rëndë yllit anglez, rrezikon mos luaj më me kombetaren
Kalimi i Coutinhos te Barcelona, kështu e shpjegon Klopp
Chelsea në "luftë" me Arsenalin për Boateng
Edhe pse i mori të ardhurat nga biletat, Liverpooli vendos mos ua kthejë paratë tifozëve të Atleticos
Këta janë 10 trajnerët më të mirë sipas tifozëve të futbollit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media