Home Sport
A do të ndryshojë përsëri vendndodhja e Stadiumit Kombëtar të Kosovës?
Një problem që në çdo pushtet është hasur ka qenë lokacioni se ku do të ndërtohet impianti i Kombëtares, me çdo qeveri me një vend të caktuar.

Në kohën kur kryeministër ishte Isa Mustafa dhe ministër i Sportit ishte Kujtim Shala ishte paraparë që stadiumi do të ndërtohej në Bernicë, në një vend në periferi të Prishtinës.

Kur në pushtet erdhi Ramush Haradinaj dhe si ministër i Sportit ishte Kujtim Gashi, atëherë vendi i stadiumit u përcaktua periferia e Drenasit, në Koorroticë.

Madje kjo qeveri arriti edhe të prezantoj projektin, ku stadiumi do të kishte një kapacitet prej 30.000 vendesh.

Ardhja në pushtet e qeverisë Kurti dhe në krye të ministrisë së Sportit u vendos Vlora Dumoshi u rikthye përsëri tema e lokacionit të stadiumit, ku u përcaktua të ndërtohet në Bernicë.

Qeveria aktuale është në detyrë dhe shumë shpejtë mund të kemi një qeveri tjetër, me të edhe një lokacion të ri se ku do të ndërtohet stadiumi.

Megjithatë e rëndësishme është që ky projekt të jetësohet, pavarësisht vendit se ku do të ndërtohet.

Përveç prezantimit, deri më tani nuk ka pasur asnjë zhvillim konkret.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Aston Villa synon ta thyej rekordin e transferimeve në klub për Milot Rashicën
ZYRTARE/ Buzëqesh Sadiku, Malaga merr vendimin përfundimar për shqiptarin
Çmenduria e CR7: Thumba për takat e tij, rritet shpejtësia dhe qëndrueshmëria në fushë
E dinit që ekziston edhe "Super Topi i Artë"? Ja legjenda që e ka fituar (FOTO LAJM)
"Gjakrat u nxehën aq shumë sa u desh ndërhyrja e lojtarëve", Modric tregon sherrin: Mourinho e bëri CR7 të qajë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media