Home Sport
Legjenda e Turqisë rezulton pozitiv ndaj COVID 19, shtrohet me urgjencë në spital
Portieri legendar turk, Rustu Recber është infektuar me koronavirus. Lajmin e dha në faqen e saj në Instagram bashkëshortja e 46-vjeçarit.

“Do të doja t’ju jepja një lajm më pozitiv, por më vjen keq të them që burri im, Rustu, është shtruar në spital me diagnozën e COVID-19. Jemi të tronditur nga simptomat e shpejta që u zhvilluan papritur, kur gjithçka ishte normale. Këto janë momente kritike dhe të vështira. Allahu ua lehtësoftë vuajtjet të gjithë pacientëve, përfshirë burrin tim të dashur”, tha ajo.

Bashkëshortja e Rustusë, Irsil, ka një mesazh për të gjithë njerëzit në këto kohë vështira të pandemisë së koronavirusit.

“Kërkesa ime e vetme është që njerëzit të mund të jenë pak më të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm në këtë situatë. Në testimet që kemi bërë, vajza dhe djali im ishin negativë dhe vetëm burri im ishte pozitiv.

Për këtë arsye, ne jemi në shtëpi, ndërsa ai është në spital, dhe nuk na lejohet ta shohim. Në fakt, kjo është pjesa më e vështirë, duke mos qenë në gjendje të jemi me të. Allahu është i madh dhe i është besuar atij dhe mjekëve turq. Shpresoj që ky moment i vështirë të kalojë”, apeloi ajo.

Portieri Rustu e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij te Fenerbahce, duke përfshirë edhe një huazim dyvjeçar nga Barelona te gjigantët e superligës turke gjatë një qëndrimi trevjeçar në Spanjë.

Rustu luajti vetëm shtatë herë me fabellën e Barçës në sezonin 2003-04. Ai u tërhoq në moshën 39-vjeçare në vitin 2012, teksa kishte shënuar plot 120 takime me Turqinë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
ZYRTARE/ Buzëqesh Sadiku, Malaga merr vendimin përfundimar për shqiptarin
Çmenduria e CR7: Thumba për takat e tij, rritet shpejtësia dhe qëndrueshmëria në fushë
E dinit që ekziston edhe "Super Topi i Artë"? Ja legjenda që e ka fituar (FOTO LAJM)
"Gjakrat u nxehën aq shumë sa u desh ndërhyrja e lojtarëve", Modric tregon sherrin: Mourinho e bëri CR7 të qajë
Marcelo: Te Reali jemi të pangopur, kur fitojmë një trofe e duam menjëherë tjetrin

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media