Home Sport
Dortmundi i paduruar, nesër nis stërvitjen
Borussia Dortmund do të kthehet në stërvitje të hënën por do të jetë i kufizuar në grupe prej dy personash ndërsa ata kërkojnë të respektojnë kufizimet në vend si rezultat i koronavirusit.

Pandemia e Covid-19 ka bërë që futbolli në të gjithë botën të ndalohet dhe detyruar organet drejtuese të futbollit të shtyejnë Euro 2020 dhe Kupën e Amerikës për një vit.

Ndërsa nuk ka asnjë lajm se kur ligat do të rikthehen në veprim, Dortmund po punon për t’i mbajtur lojtarët e tyre të aftë dhe po marrin masa për të kufizuar rrezikun e infektimit të lojtarëve dhe stafit.

Mesfushori Emre Can mezi pret që të rikthehet në punë, edhe nëse nuk do të jetë me të gjithë shokët e tij të skuadrës.

"Është e rëndësishme që të kthehemi në fushë", tha për Sport1 ish-ylli i Liverpool dhe Juventus, Can, partneri i të cilit në stërvitje do të jetë Mahmoud Dahoud. "Nuk do të jetë e mërzitshme".
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Reali rikthen vëmendjen te mesfushori i Napolit, gati të ofrojë James ose Jovic
Mbrojtësi i PSG del në protesta në kuadër të "Black Lives Matter"
Te Barcelona kërkojnë tjetër ulje pagash, këtë herë futbollistët i përgjigjen negativisht
Probleme ligjore? Balotelli mungon përsëri
Leonardo e do me çdo kusht te PSG-ja, Milani nuk heq dorë nga Bennacer

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media