Home Sport
Sylvinho-Barcelonës: Kthejeni Neymarin, shiteni Coutinhon
Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Sylvinho i është bashkuar debatit mbi planet e gjigantit katalunas për të blerë Neymarin nga Paris Saint-Germain.

Sylvinho, ish-trajneri i Lyonit, ka parë Neymarin teksa punonte në Francë, ndërsa nuk ka hezituar ta këshilloj ish-klubin e tij, Barcelonën.

Braziliani i ka thënë Barcelonës se duhet ta rikthej Neymarin, ta shesë Philippe Coutinhon dhe ta mbajë mesfushorin Arthur.

“Ka shumë faktorë përcaktues pas kësaj, siç është çështja ekonomike. Por, kush do t’ju tregojë se Neymar nuk mund të kthehet? Ai është një lojtar shumë i kompletuar, i jashtëzakonshëm”, ka thënë fillimisht Sylvinho për Mundo Deportivo.

“Unë i dua këta lloj lojtarësh, kjo i bën sytë tuaj të shkëlqejnë. Kapaciteti i tij individual është i jashtëzakonshëm”.

Sylvinho komentoi edhe të ardhmen e Coutinho dhe Arthurit te Barça.

“Coutinho ka shumë cilësi, por nuk funksionoi për Barçën, shpresojmë nëse kthehet në Barcelona ai mund të triumfojë, nëse jo te Barça ai do të triumfojë në ndonjë klub tjetër të shkëlqyeshëm”.

“Arthur është një lojtar i shkëlqyeshëm, ne punojmë me të në ekipin kombëtar, ai ka projeksion dhe cilësi, ai mund ta bëjë lojën më vertikale, të luajë më përpara. Është i ri, ai ka një cilësi tjetër”, përfundoi braziliani.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
LASK Linz merr goditjen e rëndë, i hiqen 6 pikë pasi theu rregullat e karantinës, humb vendin e parë
Fillon dhe Serie A, ja data
Suarez lë pas dëmtimin e gjatë dhe realizon supergol (VIDEO)
Çmenduria për të transferuar Pogba-n, Real Madrid ofron 4 lojtarë
Rashica drejt transferimit te klubi i njohur i Serie A?

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media