Home Sport
Mungon vetëm zyrtarizimi i Kontes, zbulohet data kur do të rifillojë Seria A
Në Itali nuk kanë dyshime, Seria A do të rifillojë në datën 20 qershor.

Në datën 28 maj do të mbahet edhe takimi i rëndësishëm mes institucioneve sportive dhe kryeministrit të Italisë, Xhuzepe Konte, ku pritet të zyrtarizohet edhe data 20 qershor për rifillimin e një nga kampionateve më të rëndësishëm në botë.

Mediat italiane raportojnë se është arritur akordi total, duke shuar çdo dyshim. Kujtojmë që UEFA ka vendosur ultimatum që kampionati të mbyllet më datë 20 gusht dhe Kupa e Italisë ka afat deri në fund të atij muaji.

Skuadrat italiane ndërkohë prej javësh kanë nisur stërvitjet për tu përgatitur sa më mirë dhe shpejt për fazën e fundit , që pritet të rezultojë më e vështira e sezonit edhe për shkak të kushteve fizike dhe temperaturave të larta.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ishte i frikësuar për djalin, kapiteni i Watford pranon të kthehet në stërvitje
Lampard interesohet për portierin e Bundesligës, do të jetë zëvendësuesi i Kepa
Transferimi i plotë i Icardit te PSG, mbyllet këtë fundjavë
Interi interesohet për talentin e Hertha Barlinit
Dy lojtarë të Fulham dalin pozitiv në testet ndaj koronavirusit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media