Home Sport
Zidane ka ndryshuar idetë e Ancelottit për futbollin
Carlo Ancelotti ka treguar në një bisedë për Sky Sports se si Zinedine Zidane ka ndërruar filozofinë e tij për futbollin.

Karriera e suksesshme e Ancelottit si futbollist në Itali është pasuar nga një karrierë edhe më impresive si trajner.

Kishte nisur te Reggiana në vitin 1995, ndërsa ka drejtuar skuadra të mëdha si Parma, Juventus, Milan, Chelsea, PG, Real Madrid, Bayern, Napoli e tani është te Evertoni.

“Me Zidanen unë jam munduar të ndryshojë idetë për sistemin. Zidane është lojtari i parë që më ka dhënë mundësinë të ndryshojë sistemin dhe të luajë në mënyrë tjetër. Kur e kam pasur Zidanen, në vitin e parë te Juventusi, kam luajtur me sistemin 3-4-1-2, me Del Pieron dhe Izaghin para dhe Zidanen pak prapa tyre. Në vitin e dytë kam luajtur me katër lojtarë prapa, por kam mbajtur dy sulmues para dhe një numër 10 si Zidane”, ka thënë Ancelotti.

“Zidane ka ndryshuar idenë time për futbollin. Para Juventusit isha aq i fokusuar në 4-4-2 dhe më pas me Zidanen kam ndryshuar. Kam dashur të vendos atë në pozitën më të mirë për të, që të jetë më komod në fushën e lojës”.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
RENDITJA/ Klubet më të vlefshme në Europë, kryeson ekipi spanjoll
Ishte i frikësuar për djalin, kapiteni i Watford pranon të kthehet në stërvitje
Lampard interesohet për portierin e Bundesligës, do të jetë zëvendësuesi i Kepa
Transferimi i plotë i Icardit te PSG, mbyllet këtë fundjavë
Interi interesohet për talentin e Hertha Barlinit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media