Home Sport
Shtoi 12 kg në 15 muaj, Haaland është thjesht i mrekullueshëm!
Erling Haaland vazhdon vazhdon të prodhojë lajme jo vetëm sa u përket golave të shënuar.

Finalizimi që simbolizoi rinisjen e futbollit në Europë pas periudhës së karantinës, tregoi se norvegjezi mbetet një fenomen i futbollit (ra në sy te Salsburgu në Austri për të shkëlqyer edhe më fort në Bundesligë te Borussia Dortmund).

Ish-futbollistit i skuadrës së të rinjve të Moldes në Norvegji, i është dashur të menaxhojë me shumë kujdes fizikun e tij (1.94 metra i gjatë), për këtë arsye ka punuar me një trajner personal (Borre Steenslid) me ndihmën e të cilët ka zhvilluar edhe masën e duhur muskulore për një periudhë shumë të shkurtër.

Haaland kishte fizikun e një adoleshenti, por trupi i tij ishte i predispozuar për një shpërthim muskulor.

“Fiziku i tij përgjigjet kaq mirë në stërvitje duke shfrytëzuar edhe përparësitë gjenetike,” – deklaroi trajneri i tij personal. – “Ka shuar 12 kg masë muskulore në 15 muaj. E pabesueshme! Ishte e nevojshme, sepse ishte zgjatur 20 centimetra në një kohë relativisht të shkurtër dhe trupi i tij ishte çekuilibruar. Na u desh ta nisnim nga fillimi.”

Përveç stërvitjes së fortë, Haaland i ka kushtuar shumë vëmendje edhe dietës.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Çmenduria për të transferuar Pogba-n, Real Madrid ofron 4 lojtarë
Rashica drejt transferimit te klubi i njohur i Serie A?
Futbolli po rikthehet, ja 10 kampionatet e tjera evropiane që nisin së shpejti
Talenti shqiptar Armando Broja thirret nga Lampard për te ekipi i parë i Chelsea
Ndeshje të La Ligas do të ketë çdo ditë duke filluar nga 11 qershori

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media