Home Sport
"Ka probleme me pijen", Vidal i kthehet Chiellinit: Unë jam qënie njerëzore dhe kam bërë gabimet e mia
Chiorgio Chiellini ka shkruar një libër që pritet të publikohet ndërsa copëza tw tij po publikohen çdo ditë në media.

Chiellini në librin e tij autobiografik ka "ngacmuar" jo pak ish-shokë të tij të skuadrës si Mario Balotelli, Felippe Melo, por edhe mesfushorin kilian Arturo Vidal.

“Një si Vidal, sa herë që dilte, pinte më tepër sesa duhej. E dinë të gjithë që alkooli ishte pika e tij e dobët”, kishte shkruar Chiellini, por duke mos harruar të flas edhe për cilësit e tij prej një kampioni.

Vidal në një intervistë të dhënë për mediat kiliani i është përgjigjur kapitenit të Juventusit, duke thënë se do të ishte mirë që gjërat personale të mos publikoheshin në një libër.

“Njerëzit janë përqendruar në gjërat e këqija që ai ka thënë, pasi ndër të tjera ai ka thënë edhe që jam një kampion i madh”.

“Ndoshta nuk do të ishte mirë t’i thoshte disa gjëra private në një libër, por kam folur me të në telefon dhe jemi sqaruar”.

“Unë jam qenie njerëzore dhe si i tillë kam bërë gabimet e mia, kam paguar për to dhe kam vazhduar jetën”, ka thënë Vidal.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Çmenduria për të transferuar Pogba-n, Real Madrid ofron 4 lojtarë
Rashica drejt transferimit te klubi i njohur i Serie A?
Futbolli po rikthehet, ja 10 kampionatet e tjera evropiane që nisin së shpejti
Talenti shqiptar Armando Broja thirret nga Lampard për te ekipi i parë i Chelsea
Ndeshje të La Ligas do të ketë çdo ditë duke filluar nga 11 qershori

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media