Home Sport
Po udhëtonte për ndeshjen, klubi nga Bundesliga evitoi një aksident të rëndë (FOTO LAJM)
Skuadra e Aue ka shmangur një aksident trafiku gjatë rrugës për në Nurnberg, ku kishte për të zhvilluar ndeshjen në kuadër të Bundesliga 2.

Një veturë BWM që kishte devijuar rrugën e saj, ishte afër përplasjes së autobusit të skuadrës, por reagimi i shpejtë i shoferit, ka evituar më të keqen.

Vetura ka dalë jashtë rruge dhe është përplasur në një kodrinë, ndërsa pjesët e saj kanë goditur autobusin, ku janë dëmtuara katër xhamat, por për fatin e mirë nuk ka pasur lojtarë të lënduar.

Pas kësaj, lojtarët e Aue janë ndarë në dy autobus të vegjël dhe kanë vazhduar rrugën drejt Nurnberg.

Ndeshja mes Nurnberg dhe Aue ka përfunduar barazim 1:1.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Premier League vjen ndryshe, zbulohen oraret e pazakonta
Zbulohet data për finalen e Kupës së Italisë, edhe pak ditë
LASK Linz merr goditjen e rëndë, i hiqen 6 pikë pasi theu rregullat e karantinës, humb vendin e parë
Fillon dhe Serie A, ja data
Suarez lë pas dëmtimin e gjatë dhe realizon supergol (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media