Home Sport
Bashkëshortja e futbollistit të Arsenalit rrezikon burg, u kap me armë (FOTO LAJM)
Një incident i pakëndshëm u regjistrua së fundmi, teksa bashkëshortja e futbollistit të Arsenalit, Senad Kolashinaç, është ndalur në aeroportin “Biggin Hill”, në Londër, teka iu gjet një armë e paligjshme.

Bëhet fjalë për një elektroshok, për të cilin kishte bashkëshortja e futbollistit marrë edhe një leje të posaçme në Gjermani, pas ngjarjes së shëmtuar ku Kolashinaç dhe Ozil ranë pre e një sulmi grabitësish.

Mbrojtësi boshnjak edhe u përball me njërin prej personave që tentuan t’i merrnin me forcën orën e shtrenjtë turko-gjermanit të Arsenal.

“The Sun” raporton se gjatë kohës së fluturimit, partneres së Kolashinaçit, Belës, I kishte ardhur edhe përgjigja me email, ndërkohë që i sqarohej se ishte e paligjshme në Angli.

Ndërkohë ajo u favorizua edhe nga fakti që elektroshoku ishte akoma në kutinë e vet dhe nuk kishte as bateri. Partnerja e Kolashinaçit nuk e kishte menduar se në Angli ishte e paligjshme dhe nuk kishte njoftuar se e kishte armën me vete.

Bela, me shkeljen e bërë rrezikonte gjashtë muaj burg. Gjithsesi ajo u lirua më pas dhe tashmë duhet të mendojë për ndonjë zgjidhje tjetër që të vetëmbrohet në Londër.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Pas dëmtimit, Ibra shkon në Suedi për trajtim mjekësor
Tyson rrëfen "bëmat" e jetës: Në burg ndërpreva stërvitjet pasi bëja marrëdhënie tërë ditën
"Çmendet" Reali, ofron 4 lojtarë për Poul Pogba
Plot 5 skuadra të Premier League janë të interesuara për Philip Coutinhon
Iker Casillas surprizon gazetarin shqiptar, i riposton në 'Instagram' videon e djalit (FOTO & VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media