Home Sport
Historia rrëqethëse e yllit të Bayern: Kërkonim ushqim mes kufomave (FOTO LAJM)
Alphonso Davies, një talent me potencial të madh. Djaloshi me pasaportë kanadeze, i cili është me origjinë nga Liberia, u ble nga Bayern Munchen te skuadra Vancuver për rreth 20 milionë euro. Ai ka thyer disa rekorde, duke u bërë futbollisti i parë i lindur në vitin 2000 që arrin të debutojë në MSL.

Në qershor të vitit 2017 ai u bë lojtari më i ri që debutoi me Kombëtaren kanadeze të futbollit. Dopieta që shënoi kundër Guianës Franceze në vitin 2017 në Kupën e artë CONCACAF e bëri Davis shënuesin më të ri të Kombëtares kanadeze, më të riun që shënon në një kompeticion CONCACAF dhe lojtarin më të ri që ka lindur në vitin 2000, i cili ka shënuar në një turne ndërkombëtar të nivelit të lartë.

Asgjë nuk ka qenë e lehtë për djaloshin e bavarezëve. Vuajtjet për të kanë qenë të shumta. Lufta e Dytë Civile në Liberi i detyroi prindër e tij të braktisnin vendlindjen. Ata përshkuan 1500 kilometra rrugë për të mbërritur në Ganë, ku u vendosën në një kamp refugjatësh. Alphonso lindi pikërisht aty.

Nëna e Davies, Victoria, ka rrëfyer vuajtje që ka përjetuar familja e tyre. “Sot jemi në Kanada dhe kemi gjithçka na nevojitet, por kur ishim në Liberi, për të gjetur diçka për të ngrënë duhet të kërkonim në mesin e kufomave. Vendi ishte në luftë civile dhe kishim frikë mos vdisnim. Ishte e rrezikshme, e tmerrshme dhe nuk kishim alternativë tjetër, përveç arratisjes.

Kemi udhëtuar 1500 km plot 42 mijë njerëz dhe u vendosëm në Ganë, aty ku lindi Alphonso. Më pas kërkuam azil në Kanada dhe në vitin 2006 u larguam përfundimisht nga Afrika”, tregon e ëma e anësorit të Bayern Munchen. “Sot ndihem krenare për djalin tim”, shton Victoria.

“Në kampin e refugjatëve nuk kishim as ushqim as veshje. Tashmë jetojmë në Kanada, aty ku shpresonim të shpëtonim dhe me ndihmën e shtetit kanadez ia kemi dalë. Alphonsos i kam thënë që mund të largohet për të vazhduar karrierën e tij sportive dhe ai më ka thënë që nuk do të ndryshojë kurrë”.

Kujtimet e hidhura tashmë janë vetëm një histori për t’u treguar. Davies është një djalosh i fortë dhe gjithmonë i buzëqeshur. “Fluturimin” e tij me Bayern Munchen e ka nisur dhe shumë shpejt mund të kthehet në ndër më të mirët në botë. Talentin e ka dhe sapo ka nisur të shpërthejë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Aston Villa synon ta thyej rekordin e transferimeve në klub për Milot Rashicën
ZYRTARE/ Buzëqesh Sadiku, Malaga merr vendimin përfundimar për shqiptarin
Çmenduria e CR7: Thumba për takat e tij, rritet shpejtësia dhe qëndrueshmëria në fushë
E dinit që ekziston edhe "Super Topi i Artë"? Ja legjenda që e ka fituar (FOTO LAJM)
"Gjakrat u nxehën aq shumë sa u desh ndërhyrja e lojtarëve", Modric tregon sherrin: Mourinho e bëri CR7 të qajë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media