Home Sport
PSG ofron miliona euro për Ikardin, sa kërkojnë zikaltërit
Në pritje për të kuptuar se kur mund të rikthehet në fushë për të konkurruar me Juventusin e Lacion për titullin, e ardhmja e Interit luhet e gjitha në terrenin e merkatos, që për klubin zikaltër asnjëherë si këtë verë do të kalojë nga sulmuesit.

Po diskutohet jo vetëm shitja e mundshme e Lautaro Martinezit te Barcelona, por edhe ajo e Mauro Ikardit te PSG-së, që dëshiron të mbajë ish-kapitenin zikaltër pas 20 golave të shënuar këtë sezon dhe për këtë arsye i ka paraqitur një ofertë të parë presidentit Stiven Zhang.

Një ofertë megjithatë më e ulët krahasuar me 70 milionë eurot e parashikuar në akordin e arritur verën e kaluar. Pezullimi i kampionateve për shkak të pandemisë Koronavirus ka shkaktuar në fakt humbje të mëdha ekonomike për të gjitha klubet dhe për këtë arsye francezët kanë paraqitur në tavolinën e Xhuzepe Marotës një ofertë ndryshe, e para zyrtare: 50 milionë euro si pjesë fikse plus 10 si bonuse, jo të gjithë lehtësisht të arritshëm.

Sky Sport dhe La Gazzetta dello Sport shkruan se oferta e bërë nga francezët është hedhur poshtë. Çmimi i kërkuar nga Interi është minimalisht 60 milionë euro + 10 të tjera bonus, në mënyrë që të arrihet shifra e 70 milionë eurove.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Trajneri i Bayernit nuk e fsheh gëzimin: Arritëm maksimumin, të përgatitemi për ndeshjen e radhës
Coutinho mund të përfundojë nën urdhërat e Mourinhos
Barcelona "dorëzohet" për Pjanic, interesohet për yllin e Napolit
Mancini tregon 3 skuadrat e Serie A që janë për titull
Serie A afër rikthimit, do të luhet çdo ditë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media