Home Sport
Ligue 1 do të jetë e para që do të nisë sezonin e ri, vendoset data 21 gusht
Ligue 1 ishte kampionati i parë europian që vendosi të mbyllë përfundimisht sezonin dhe tani mund të jetë i pari që do të rinisë 2020-2021. Federata Franceze e Futbollit, pasi u konsultua me transmetuesit televizivë, ka vendosur që kampionati francez për sezonin e ardhshëm të nisë më 22 gusht. Ndërsa Ligue 2 do të ngrejë siparin vetëm një ditë më pas, pra më 23 gusht.

Në këtë pikë, mungon vetëm miratimi i UEFA-s, që duhet të caktojë datat për të përfunduar Champions League dhe Europa League.

Kujtojmë që Franca ka dy skuadra që marrin pjesë në Kupat e Europës, pikërisht në Champions, PSG-në dhe Lyonin. Problemi i këtyre skuadrave është se nuk do të jenë në aktivitet kur të përballen me rivalët e tjerë europiane, duke qenë se Ligue 1 është mbyllur përfundimisht.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
ZYRTARE/ Buzëqesh Sadiku, Malaga merr vendimin përfundimar për shqiptarin
Çmenduria e CR7: Thumba për takat e tij, rritet shpejtësia dhe qëndrueshmëria në fushë
E dinit që ekziston edhe "Super Topi i Artë"? Ja legjenda që e ka fituar (FOTO LAJM)
"Gjakrat u nxehën aq shumë sa u desh ndërhyrja e lojtarëve", Modric tregon sherrin: Mourinho e bëri CR7 të qajë
Marcelo: Te Reali jemi të pangopur, kur fitojmë një trofe e duam menjëherë tjetrin

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media