Home Sport
Sportingu refuzon 10 milionë euro nga Milani për 18-vjeçarin
Vëzhguesit e Milanit i kanë përqendruar sytë te talentet me perspektivë në Europë. Një prej të pikasurve nga kuqezinjtë luan në kampionatin portugez. Sipas gazetës sportive, "A Bola", Eduardo Quaresma është në listën e dëshirave të "Djallit". Ai është mbrojtës qendror, sapo ka mbushur 18 vjeç dhe luan te Sporting Lisbona.

Mësohet se drejtuesit e Milanit kanë bërë ofertë zyrtare për këtë talent, por që është hedhur poshtë nga Sportingu. Bëhet fjalë për një propozim prej 10 milionë eurosh, por që është konsideruar e pamjaftueshme nga klubi i njohur portugez.

Quaresma, kontrata e të cilit përfundon pas një viti, dëshiron të qëndrojë te Sportingu ku synon të rritet më tej si futbollist. Vetë klubi nga kryeqyteti i Portugali mendon se mund të përfitojë shumë më tepër pasi lojtari të konfirmohet në ekipin e parë, kështu që do t’i ofrojë një marrëveshje të re katërvjeçare.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Pas dëmtimit, Ibra shkon në Suedi për trajtim mjekësor
Tyson rrëfen "bëmat" e jetës: Në burg ndërpreva stërvitjet pasi bëja marrëdhënie tërë ditën
"Çmendet" Reali, ofron 4 lojtarë për Poul Pogba
Plot 5 skuadra të Premier League janë të interesuara për Philip Coutinhon
Iker Casillas surprizon gazetarin shqiptar, i riposton në 'Instagram' videon e djalit (FOTO & VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media