Home Sport
ZYRTARE/ Buzëqesh Sadiku, Malaga merr vendimin përfundimtar për shqiptarin
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku ka vendosur ta vazhdojë bashkëpunimin me skuadrën e Malagës.

Kontrata paraprake e sulmuesit elbasanas skadonte më 30 qershor 2020, por ai ka gjetur gjuhën e përbashkët me Malagan për të zgjatur huazimin. Ai do të mbetet me klubin e ligës së dytë deri sa të mbyllet kampionati.

Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit spanjoll, 29 vjeçari u shpreh: "Kur Manolo Gaspar më foli për situatën, i thashë se nuk ka dyshim se dua të qëndroj këtu deri në fund të sezonit. Unë nuk jam dikush që fshihet, por gjithmonë dua të përballem me gjërat dhe të vazhdoj punën time deri në fund. Jam i sigurt që do të bëj më të mirën në këto ndeshe, për Malaga-n, ashtu siç kam bërë gjithmonë. Unë kam një dashuri shumë të veçantë për tifozët dhe njerëzit që jetojnë dhe punojnë këtu, kjo është arsyeja pse unë do të jap 100% në ndeshjet e mbetura për të shënuar gola dhe për të ndihmuar ekipin,” u shpreh sulmuesi shqiptar

Sadiku është golashënuesi i skuadrës së tij, ndërsa e ardhmja duket larg Malagas. Ekipi që po luan tani nuk ka mundësi ekonomike që të paguajë kartonin e shqiptarit. Vera do ta gjejë sërish me valixhe në duar lojtarin e kombëtares shqiptare.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Spektakël në San Paolo, Milani dhe Napoli ndajnë pikët (VIDEO)
Klubi gjerman premton të shpenzojë një milion euro për të testuar të gjithë tifozët
Enea Mihaj bëhet hero, i shënon në fund Olympiakos dhe ngjit Paok në Champions (VIDEO)
"Po ta kisha emrin portugez do të isha ende te Olimpiakos", Besnik Hasi: Ju tregoj gabimin më të madh në karrierë
Pamje të rralla, Covid-19 ndryshon festën e Formula Uno-s. Shikoni çfarë bën Roboti (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media