Home Sport
"Po ta kisha emrin portugez do të isha ende te Olimpiakos", Besnik Hasi: Ju tregoj gabimin më të madh në karrierë
Besnik Hasi është një nga trajnerët më të suksesshëm shqiptar në botën e futbollit.

Ish-kapiteni i Kombëtares, aktualisht drejtues skuadrën e Al Raed në Arabinë Saudite.

Në një intervistë për RTK-në, 48-vjeçari nga Gjakova, ka zbuluar gabimin më të madh në karrierë, si dhe ka folur për aventurën te skuadra greke e Olimpiakosit. Hasi nuk e fsheh dëshirën që në të ardhme të kontribuojë për vendin e tij…


“Legia ishte gabimi im më i madh profesional. Edhe pse e kam futur në Champions League. Prej largimit tim ata më nuk i shoh në garën elite. Po ta kisha emrin portugez do të isha ende në Olimpiakos, por ata nuk ma dhanë kohën e mjaftueshme për t’u treguar për shkak të prejardhjes sime.

“Dëshira ime është që popullit tim t’i ndihmoj në çdo mënyrë, ndoshta përvoja ime si trajner do t’i vije në pah edhe vendit tim. Gjithmonë jam i gatshëm për vendin, por futbolli është i vështirë sepse nganjëherë nuk përputhen gjërat. Kur vjen oferta mund të jesh në kontratë dhe nuk mund të vendosësh vetë por vendos ai që të paguan dhe me të cilin je nën kontratë”, u shpreh Hasi.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Manchester United prek gjysmëfinalen pas 120 minutash lojë, mposht minimalisht Copenhagen(VIDEO)
I duhej koha shtesë, Man.United zhbllokon rezultatin ndaj Copenhagen (VIDEO)
Manchester United - Copenhagen nuk i mjaftojnë 90 minuta, ndeshja kalon në shtesë
Inter, skuadra e parë gjysmëfinaliste e Europa League (VIDEO)
Napoli duhet të shesë lojtarë, këto janë 4 emrat që prijnë listën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media