Home Sport
Enea Mihaj bëhet hero, i shënon në fund Olympiakos dhe ngjit Paok në Champions (VIDEO)
Enea Mihaj është rikthyer edhe njëherë në një lojtar të rëndësishëm te PAOK, duke i dhënë fitoren në përballjen derbi ndaj Olimpiakos Piraeus.

Këta të fundit janë në kryesim në kampionatin e Greqisë, ndërsa janë mundur në shifrat 0-1.

Mbrojtësi i Kombëtares është aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë duke shpërblyer besimin e trajnerit.

Në minutën e 90 të takimit ishte një krosim i bukur nga krahu i djathtë dhe Mihaj që ka dërguar topin me kokë në rrjetë. Menjëherë ka nisur festa për lojtarin shqiptar që ka treguar stemën e PAOK me krenari.

Trajneri Ferreira nuk po i beson shumë Mihajt te PAOK, që janë ende kampionët në fuqi të Greqisë, por në rastet kur e aktivizuar këtë futbollist ka dalë përtej pritshmërive.

Ashtu siç ka ndodhur edhe në përballjen e sotme ku pavarësisht se janë luajtur thuajse 100 minuta loje, Olimpiakosi e ka pasur të pamundur për të dalë me pikë falë realizimit të Mihajt.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
I duhej koha shtesë, Man.United zhbllokon rezultatin ndaj Copenhagen (VIDEO)
Manchester United - Copenhagen nuk i mjaftojnë 90 minuta, ndeshja kalon në shtesë
Inter, skuadra e parë gjysmëfinaliste e Europa League (VIDEO)
Napoli duhet të shesë lojtarë, këto janë 4 emrat që prijnë listën
Mbappe nuk pranon të marrë injeksone kundër dhimbjeve, në stol kundër Atalantës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media