Home Sport
Tirana "i rrëmben" një shqiptar kampionatit grek
Tirana sot para ndeshjes finale të Kupës së Shqipërisë, ndaj Teutës, nuk është ndalur nga projekti i saj për Champions, teksa ka bërë goditjen e radhës në merkato.

Bardheblutë siguruan sot edhe shërbimet e Ardit Tolit.

Ardit Toli vishet zyrtarisht bardheblu! Klubi "Tirana" njofton afrimin e mbrojtësit të djathtë, teksa ai ka arritur dakordësinë me presidentin Refik Halili.

Mbrojtësi pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme është bërë tashmë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri.

Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, 23 vjeçari pritet të vihet nën urdhërat e trajnerit Egbo për t’u stërvitur bashkë me skuadrën.

Toli e ka zhvilluar karrierën në Greqi, ku ishte pjesë e Kallamatës para se të bashkohej me bardheblutë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Manchester United - Copenhagen nuk i mjaftojnë 90 minuta, ndeshja kalon në shtesë
Inter, skuadra e parë gjysmëfinaliste e Europa League (VIDEO)
Napoli duhet të shesë lojtarë, këto janë 4 emrat që prijnë listën
Mbappe nuk pranon të marrë injeksone kundër dhimbjeve, në stol kundër Atalantës
Shënoi ndaj Leverkusen, Lukaku vendos rekord në Ligën e Evropës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media