Home Sport
HISTORIA/ Zivkovic u flak nga Benfica sepse fitonte shumë, ai i hoqi nga Champions
“Obrigado, Zivkovic “. Benfica e falënderoi kështu në 26 gusht. Publikisht, në Tëitter. Tanie shikon duke brohoritur. Shaka e fatit… Andrija Zivkovic prishte kontratën me klubin portugez (deri në vitin 2021) dhe pastaj fluturimi për në Greqi dhe nënshkrimi me PAOK.

Të martën në mbrëmje e papritura. Goli ndaj ish-shokëvë të tij të skuadrës. Jo në një miqësore, por në një raund paraprak të Ligës së Kampionëve. Raundi i tretë: Jorge Jesus dhe djemtë e tij nuk do të jenë atje, por Zivkovic po!


Në fakt, në Selanik përfundoi 2-1 për Grekët. Goli i dytë, ai i dyfishimit, u shënua nga Zivkovic, i cili hyri vetëm 10′ më herët.

Topin e mori në të djathtë, disa hapa drejt qendrës dhe me të majtën goditi duke realizuar. Një nga lojërat e tij klasike, një nga ato për të cilat – kur ai luante në Partizan – ata e quanin atë Messin serb.

Nga ata për të cilët Benfica e kishte marrë në 2016 duke mundur konkurrencën e të mëdhenjve në Evropë. Ai nuk u ngazëllye pas golit. Pothuajse kërkoi falje, Mbase nuk e besoi.

“Një natë e pabesueshme”, brohoriti në Instagram. Kurrë nuk do ta kishte imagjinuar atë deri para disa ditësh. Ai, i cili në vitin 2015 me Serbinë fitoi Kupën e Botës U20 si protagonist së bashku me Milinkovic.

Ai, i cili dy vjet më parë bëri debutimin e tij 17-vjeçar me ekipin kombëtar të të moshuarve dhe që do të bëhej kapiteni më i ri ndonjëherë në historinë e Partizanit:

“Ky djalë do të jetë një lojtar i shkëlqyeshëm”, vlerësoi Mihajlovic.

Mbërriti te Benfica vetëm 20 vjeç. U paraqit si talent i së ardhmes, me një këmbë fantastike. Dashuria, megjithatë, nuk shpërtheu kurrë. Vetëm katër paraqitje sezonin e kaluar, 84 gjithsej në vitet e mëparshme.

Mercato Lazio - Contatto per Zivkovic: arrivano smentite

Shumë pak. Pastaj mbërritja në Portugali e Jorge Jesus dhe një merkato “faraonësh” sipas standardeve të Benfica, përfshirë ëndrrën Cavani, e detyruan të largohej…

Përveç kësaj, dëmi ekonomik i koronavirusit ka imponuar edhe shkurtime, shitje. Duke filluar nga e tij, sepse kontrata ishte me peshë.

Me pak fjalë, ishte bërë një barrë, si kontrata e tij bruto prej 4.9 milion eurosh. Duke marrë parasysh që marrëveshja e nënshkruar në 2016 kishte një kohëzgjatje pesë-vjeçare dhe se minutat e përgjithshme të mbledhura në fushë që nga ajo kohë kanë qenë 5149, te Benfica Zivkovic kushtoi rreth 3800 euro në minutë. Dhe, nga e marta, gjithashtu një kualifikim për Champions League. Përveç dëmit, edhe dramën.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Pas 5 vitesh largohet mbrojtësi i Juventusit, gati firma me Valencian
U nda nga Xherdan Shaqiri? Vjen deklarata "bombë" e Dhurata Ahmetaj (FOTO LAJM)
Coutinho dhuron "show", driblon në mënyrë spektakolare arbitrin (VIDEO)
Solli në jetë një djalë me modelen serbe, Gjimshiti zgjedh emrin (FOTO LAJM)
Kosova shpreson, Muriqi del negativ në testin e fundit për covid-19

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media