Home Sport
Andi Lila letër të hapur Dukës: Po i kërkon qeverisë atë që nuk e bën vetë
Andi Lila nëpërmjet një letre të hapur presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i thotë këtij të fundit se nuk është e drejtë që t’i kërkojë kryeministrit diçka që ai vetë nuk e bën.

Në letrën e tij, Lila i cili është në krye të Sindikatës i shkruan Dukës se për çfarë arsye ai refuzon të ulet në diskutime me Sindikatën për “kontratën kolektive. Më tej ish-lojtari i Kombëtares i bën thirrje presidentit të FSHF-së ta shikojë me qetësi kontratën kolektive dhe të mos bjeri pre e këshilltarëve mediokër.

Letra e Andi Lilës:

Letër e hapur.
Presidentit të FSHF z.Armando Duka.

I nderuar miku im, Presidenti i FSHF z.Armando Duka.
E lexova me shumë vëmendje letrën tuaj drejtuar Kryeministrit të vendit z.Edi Rama.

Prej disa orësh isha në dilemë nëse duhej ta shkruaja këtë letër të hapur pasi nuk do të dëshiroja që të keqkuptohem nga askush.

Për këtë arsye më duhet ta bëj këtë sqarim se: Nuk kam asnjë qëllim të bëj polemikë me ju, më besoni për këtë.

Jo unë, por asnjë dashamirës i sportit në tërësi dhe futbollit në veçanti nuk mund ti heqë asnjë presje letrës që ju i drejtoni Kryeministrit z.Edi Rama.

I nderuar z.President në këtë debat publik unë personalisht por edhe Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë është shprehur qartë se është në krahun e sportit.

Në vazhdim të këtij qëndrimi, sot po ju drejtoj një pyetje të cilën jua drejtova edhe publikisht në një televizion.

Kur do të nenshkruajmë Kontratën Kolektive mes Sindikatës dhe FSHF ?

Nëse ju i kërkoni qeverisë të ulet me ju në tryezën e diskutimeve përse ju shmangeni dhe refuzoni të uleni në diskutime me Sindikatën.
Në këtë situatë Sindikata është futbolli dhe FSHF është qeveria !
Kontrata kolektive është një domosdoshmëri e futbollit tonë.
Kjo kontratë është një nga dokumentet ligjorë që i mungon reformës ligjore në futboll.

Është shumë e drejtë që bota e futbollit kërkon të drejtat e saj tek politika por të njëjtin standart vlerësimi duhet të ketë edhe bota e futbollit brenda saj.
Por nuk është “fair” të kërkosh nga të tjerët të bëjnë diçka që ti vetë nuk pranon ta bësh.

I nderuar miku im, Presidenti i FSHF Armando Duka.
Në vlerësimin tim modest, ju do të kujtoheni si Presidenti i FSHF që e modernizoi këtë institucion dhe që futbollin Shqiptar e futi në rrugën e zhvillimit ekonomik.

Si njeri vizionar, ju lutem ta shikoni me qetësi kontratën kolektive dhe të mos bini pre e këshilltarëve mediokër.
Nënshkrimi i saj i bën nder jo vetëm botës së futbollit por edhe juve personalisht.

Jam besimplotë se së shpejti do ulemi së bashku për të diskutuar kontratën kolektive.

Duke ju uruar punë të mbarë.

Me respekt
Andi Lila
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Mos i paso Vinicius, është kundër nesh", Benzema reagon për herë të parë rreth skandalit (VIDEO)
Barcelona në Superligën e Evropës? Vjen reagimi i FIFA-s
Premtimi i shqiptarit: Do pres flokët nëse kualifikohemi në Europian
Gjilani kryen detyrën, Drenica triumfon ndaj Trepçës
Starte sezonale shumë negative për Juven e Barçën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media