Home Sport
E la në stol, tani që u largua e quan spektakolar, Zidane tallet keq me Bale
Zinedine Zidane tha se Gareth Bale ka qenë spektakolar për Real Madridin, ndërsa konfirmoi se klubi është në bisedime me Tottenham rreth një transferimi të tij, para se ta uronte uellsianin për kapitullin tjetër të karrierës së tij.

Bale ka fituar dy tituj në La Liga dhe katër kurora të Ligës së Kampionëve gjatë kohës së tij me “Los Blancos”, duke shënuar 105 gola në 251 ndeshje, por angazhimi i tij për kauzën e klubit është vënë në dyshim në sezonet e fundit.

31-vjeçari ishte i kufizuar në vetëm 16 ndeshje në La Liga sezonin e kaluar, teksa ngrohu stolin shumicën e kohës. I larguar nga Madridi, ai pritet të ribashkohet me Tottenham në formë huazimi fillimisht, megjithëse Zidane këmbëngul se marrëveshja ende nuk është finalizuar.

Francezi ka pranuar se të dyja klubet janë aktualisht të angazhuar në negociata të avancuara: “Unë nuk kam folur me Bale këto ditë. E di mirë se çfarë ka bërë në këtë ekip. Ai ka qenë spektakolar për Real Madridin, askush nuk mund të shprehet ndryshe. Ka negociata mes klubeve. Nëse lëviz, vetëm i uroji më të mirën. Unë nuk kam pasur ndonjë problem me Gareth, nuk mund të them më shumë. Bale është lojtari ynë për momentin dhe çështja mbetet ende për t’u mbyllur”.

Zidane, gjithashtu, konfirmoi se Sergio Reguilon do të transferohet te Tottenham, ndërsa këmbëngul se spanjolli meriton mundësinë për ta provuar veten në Premier League, pas një periudhe huazimi të suksesshme te Sevilla: “Ne duhet ta përgëzojmë Reguilon për sezonin që kishte, por kemi dy lojtarë për atë pozicion. Unë tashmë i kam dy mbrojtës të plotë si ai. I uroj gjithë të mirat, sepse kishte një sezon të mirë et Sevilla dhe e meriton të jetë te Tottenham”.

I pyetur për aktivizimin e mundshëm të Hazard në “Anoeta”, trajneri i Real Madridit u përgjigj: “Nuk e di. Ai është më mirë, edhe ne këtë duam, ai më shumë se kushdo. Mjafton që ai të jetë 100%, pa ndonjë problem. Kemi kohë”.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Formacionet zyrtare, Krasnodar-Chelsea
"Hajde djema! Të gjithë së bashku deri në fund", nuk përmbahet CR7, ja si e motivon Juven për sfidën ndaj Barcelonës (VIDEO)
"Mos i paso Vinicius, është kundër nesh", Benzema reagon për herë të parë rreth skandalit (VIDEO)
Barcelona në Superligën e Evropës? Vjen reagimi i FIFA-s
Premtimi i shqiptarit: Do pres flokët nëse kualifikohemi në Europian

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media