Home Sport
Premtimi i shqiptarit: Do pres flokët nëse kualifikohemi në Europian
Enis Bardh i ishte i ftuari special i Leila Krajës në emisionin “Sport Time”, në SuperSport.

Mesfushori i Levantes, një nga pikat kyçe të suksesit të Maqedonisë së Veriut ndaj Kosovës në play off-in e Nations League, iu kthye emocioneve të përplasjes me “Dardanët”, por plot modesti kujtoi se asgjë nuk ka mbaruar dhe se është për t’u kaluar edhe një 90-minutësh shumë i rëndësishëm ndaj Gjeorgjisë.

“Jemi shumë të kënaqur që e kaluam me sukses ndeshjen me Kosovën, por nuk ka përfunduar asgjë. Kemi edhe një 90-minutësh për kualifikimin. Edhe para ndeshjes me Kosovën kam thënë që ekipi ynë ka më shumë eksperiencë. Kosova ka shumë lojtarë të fortë në aspektin individual. U futëm në fushë për ta fituar ndeshjen, jo për të bërë disa gjëra në mënyrë individuale. Edhe Kosova zhvilloi një ndeshje të fortë, më vjen keq për djemtë, por kam besim se shumë shpejt do të shkojë në Europian.


Nuk besoj se ka eufori, të gjithë lojtarët jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes me Gjeorgjinë. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm, nuk duhet të bëjmë asgjë më shumë sesa bëmë më Kosovën. Gjeorgjia nuk ka lojtarë aq cilësorë sa Kosova, por janë 90 minuta, ku duhet të japim maksimumin për atë ëndërr.

Përballja me Kosovën ishte e veçantë. Pas ndeshjes kam patur komente pozitive dhe negative. Çdo futbollist duhet të japë maksimumin për ekipin ku luan. Jam shqiptar e nuk ma mohon askush, por tani do të jap maksimumin për Maqedoninë për përparimin edhe në aspektin profesional. Nuk kemi pasur kurrë probleme brenda skuadrës, kemi respekt për njëri-tjetrin dhe në fushë japim maksimumin. Si ekip mund të bëjmë një histori që nuk e ka bërë askush.

Jam djalë modest dhe i urtë, nuk më pëlqen të bëj çmenduri, nuk më vjen ndonjë gjë në mendje. Ndoshta do të pres flokët nëse kualifikohemi në Europian”, deklaroi futbollisti shqiptar i Maqedonisë së Veriut.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Inter nuk heq dorë nga Milik, ofron edhe një mesfushor
Depay "alarmon" Lyonin: Do më vlerësoni kur të largohem
Nuk është Bayern Munich, ky është ekipi më në formë për momentin në Evropë
Çfarë të bëni përpara se të kërkoni ngritje të pagës nga punëdhënësi?
Real Madridi në ankth, Hazard pritet të mungojë në këto 2 ndeshje të rëndësishme

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media