Home Sport
Mourinho si rrallë herë modest: Nuk jemi duke luftuar për titull
Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka befasuar të gjithë duke thënë se nuk janë duke luftuar për titullin e Premierligës.

Spurs janë në formë tejet të mirë, derisa sonte (e shtunë) triumfuan ndaj Manchester Cityt me rezultat 2 – 0.

Sidoqoftë, tekniku portugez ka theksuar se janë duke luftuar që të fitojnë çdo ndeshje dhe jo për titull.

"Është mirë të jemi në maje, por ndoshta nesër do jemi prapë në vendin e dytë dhe sinqerisht nuk është problem për mua, jam i lumtur me evolucionin".

"Njerëzit nuk mund të presin që ne pas një edicioni të luftojmë për titull. Nuk jemi duke luftuar për titull, jemi duke luftuar që të fitojmë çdo ndeshje".

"Por, ne do humbim ndeshjet, do barazojmë disa. Por, dreka do jetë e mirë dhe qetësohem dhe do shikojë Atletico Madrid vs Barcelona dhe të pushojë si engjëll".

"Nuk ka problem nëse Leicester fiton nesër dhe jemi të vendin e dytë përsëri", deklaroi ai.

Me tabelën momentale, Spurs janë lider me 20 pikë, dy më shumë se Chelsea në vendin e dytë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Inter nuk heq dorë nga Milik, ofron edhe një mesfushor
Depay "alarmon" Lyonin: Do më vlerësoni kur të largohem
Nuk është Bayern Munich, ky është ekipi më në formë për momentin në Evropë
Çfarë të bëni përpara se të kërkoni ngritje të pagës nga punëdhënësi?
Real Madridi në ankth, Hazard pritet të mungojë në këto 2 ndeshje të rëndësishme

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media