Home Sport
I prekur me Covid-19, shqetëson Skënder Gega: Kurrë nuk kam qenë kaq i sëmurë
Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, prej rreth dy javësh është i izoluar në shtëpinë e tij në Tiranë pasi ka rezultuar pozitiv me "COVID-19".

Ai ka munguar nën drejtimin e skuadrës në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Besës dhe sot për javën e tretë të kampionatit kundër Teutës.

Për herë të parë që pas infektimit, Gega ka pranuar të flasë ekskluzivisht për "Panorama Sport", duke treguar detaje të gjendjes aktuale që po kalon pas infektimit me koronavirus.

"Prej 13 ditësh shoqërohem nga ethe të forta, temperaturë të lartë dhe me infeksion në mushkëri. Kam preferuar të mjekohem nga shtëpia. Ndihem shumë i lodhur, sepse infeksioni më jep temperaturë. Presidenti Gjici ka insistuar që të shtrohem në spital, por kam zgjedhur të mjekohem nga shtëpia. Ditët në vazhdim do të shikojmë.

Kurrë nuk kam qenë kaq i sëmurë. Uroj që çunat e ekipit që janë prekur të mos kenë shqetësime", deklaroi Gega për gazetën pak minuta më parë. Tashmë mbetet për t’u parë se kur trajneri do të rikthehet të drejtojë ekipin, teksa gjasat janë që të mungojë edhe të mërkurën kur do të luhet Kukësi-Laçi.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Inter nuk heq dorë nga Milik, ofron edhe një mesfushor
Depay "alarmon" Lyonin: Do më vlerësoni kur të largohem
Nuk është Bayern Munich, ky është ekipi më në formë për momentin në Evropë
Çfarë të bëni përpara se të kërkoni ngritje të pagës nga punëdhënësi?
Real Madridi në ankth, Hazard pritet të mungojë në këto 2 ndeshje të rëndësishme

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media