Home Sport
Real Madridi në ankth, Hazard pritet të mungojë në këto 2 ndeshje të rëndësishme
Sulmuesi i Real Madridit, Eden Hazard rrezikon të mungojë tri javë pas lëndimit në humbjen ndaj Alaves.

Belgu është duke vazhduar me lëndimet e shpeshta që nga viti 2019 dhe tani pritet të humbas edhe disa super ndeshje.

Sipas Marca, Hazard mund të mungojë tri javë, prandaj në dyshim vihen ndeshjet ndaj Sevillas dhe rivalit lokal, Atletico Madrid.

Pos tyre, belgu do mungojë edhe në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Shakhtar Donestk dhe Borussia Monchengladbach.

Hazard ka realizuar vetëm një gol edicionin e kaluar në 22 paraqitje duke humbur gjysmën e sezonit, por Reali ia doli të fitojë La Liga-n pas tri viteve.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ibra flet për të triumfin në Serie A: Unë besoj në Zlatan
"Kurrë nuk do ta harroj çfarë më tha Benzema, kurrë"
Arsenali vijon me rezultate pozitive (VIDEO)
Super Ibra, kuqezinjtë mbajnë kreun (VIDEO)
Poston foto duke ndjekur transferimin e Ozilit, tifozët e Fenerbahçes duan rikthimin e Muriqit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media