Shtohen rastet me Covid-19 te Torino, pezullohet stërvitja
Torino ka suspenduar stërvitjet shkaku i rasteve të tjera me COVID-19 në skuadër.
Pasi javën e kaluar u konfirmuan tri raste me COVID-19, të tjerat mund të bëhen në orët në vijim sapo të përfundojnë testimet.
Për këtë arsye skuadra ku luajnë Mërgim Vojvoda dhe Samir Ujkani ka suspenduar stërvitjen.
"Në lidhje me situatën e kontigjentit ende jo të stabilizuar dhe në zhvillim, mbi indikacionet e autoritetit lokal shëndetësor, Klubi i Futbollit Torino njofton se trajnimi i sotëm është pezulluar në pritje të kontrolleve të mëtejshme", shkroi klubi në komunikatë./