Home Sport
Coutinho në "vend numëro", rrezikon El Clasicon
Lajme të këqija për trajnerin Ronald Koeman e sidomos për mesfushorin ofensivë, Philippe Coutinho.

Sipas Mundo Deportivo, braziliani nuk ka përmirësime që nga lëndimi në gju, andaj do mungojë më shumë se sa pritej.

Coutinho pësoi lëndim në muskuj në gjurin e majtë gjatë barazimit me Eibarin në dhjetor dhe pas operacionit pritej që të rikthehet pas tre muajve, pra të jetë gati për "El Clasico", e paraparë të zhvillohet me 10 prill.

Mirëpo, kjo mesa duket nuk do të ndodh. Lajm i keq tjetër për Barcelonën është edhe që sulmuesi Ansu Fati gjithashtu është duke pasur probleme me shërimin.

Fati pritet të rikthehet në muajin e ardhshëm, ndërsa rikthimi i Coutinhos ende nuk dihet, por duke u bazuar në raportimin e Mundo Deportivo do vazhdojë edhe për një kohë me të gjatë.

Nga te tre lojtarët që kanë pasur lëndime në gju, vetëm Gerard Pique ka arritur të rikthehet në kohë, por ky i fundit nuk u operua.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Leverkusen do të tentojë përsëri transferimin e Milot Rashicës
Barcelona dhe Atletico "pikiatë" në buxhet, Reali në rritje pas janarit
Interesi nga Man.United motivon Andre Silvën
U arrestua dje, Gjykata e Lartë e Drejtësisë: Bartomeu lirohet me kusht
Derbi në fundjavë, kjo pritet të jetë gjendja e Realit sa i përket mungesave

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media