Home Sport
Ferdinand këshillon Southgate: Maguire meriton të jetë titullar në kombëtare
Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand insiston se kapiteni Harry Maguire nuk e meriton të jetë në formacionin bazë te Kombëtarja e Anglisë.

Transferimi më i shtrenjtë në histori, Maguire nuk është në formën që pritej, ngase "Djajtë e Kuq" kanë pranuar 32 gola në vetëm 25 ndeshje.

Maguire vazhdimisht është në formacionin e Southgate, por Fernandes mendon se Michael Keane e meriton atë pozitë.

"Në këtë formë Michael Keane. Nuk ka ndonjë njëri në shtet që e shikon Premierligën javës pas jave dhe thotë se Maguire është më i vazhdueshëm se Keane për momentin. Nuk ka shanse".

"Michael Keane vazhdimisht luan për Evertonin, pra them se Michael Keane dhe John Stones".

"Stones u rikthye në formë dhe ka eksperiencë më shumë se tjerët, që është plus shtesë për të".

"Maguire nuk është në formë të mirë, pra nëse je duke kërkuar tjetërkund, Keane do thosha se është në vijë. Nëse dëshiron formën momentale, mos e zgjedh Maguiren", deklaroi ai.

Sidoqoftë, vendimi do t’i takojë Southgate që në tri vitet e fundit e ka parë Maguiren si të pazëvendësueshëm.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Leverkusen do të tentojë përsëri transferimin e Milot Rashicës
Barcelona dhe Atletico "pikiatë" në buxhet, Reali në rritje pas janarit
Interesi nga Man.United motivon Andre Silvën
U arrestua dje, Gjykata e Lartë e Drejtësisë: Bartomeu lirohet me kusht
Derbi në fundjavë, kjo pritet të jetë gjendja e Realit sa i përket mungesave

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media