Diego Costa bëhet me ekip të ri?
Pas Palmeirasit edhe Sao Paulo është futur në garë për shërbimet e sulmuesit Diego Costa kanë njoftuar mediumet e huaja të martën.
Thuhet se drejtuesit e Sao Paulos tashmë kanë nisur negociatat me Costan, të cilit i kanë ofruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Sulmuesi 32-vjeçar është futbollist i lirë pasi në fund të vitit të shkuar e shkëputi kontratën me Atletico Madridin dhe është në kërkim të një klubi të ri.
Krahas ekipeve nga Brazili, interesim së fundi për shërbimet e Costas ka treguar edhe skuadra nga Arabia Saudite, Al Nassr që i ka ofruar sulmuesit kontratë për një vit e gjysmë.