Home Sport
Morata dhe virusi misterioz, ja e vërteta
Ku ka përfunduar Alvaro Morata?

Sulmuesi i Juventusit, pas një fillimi të jashtëzakonshëm të sezonit, duket se është ndalur. Goli i fundit në kampionat daton më 19 Dhjetor, në fitoren 0-4 kundër Parmës.

Sipas “Corriere dello Sport”, pas performancës së spanjollit fshihet Citomegalovirus.

Çfarë është citomegalovirusi?

Është një virus veçanërisht i zakonshëm (Covid nuk ka asnjë lidhje me të), i cili në shumicën e rasteve nuk sjell ndonjë simptomë.

“Një sistem i mirë imunitar është në gjendje të mbajë nën kontroll infeksionin – siç shpjegohet nga Instituti i Shëndetësisë në Itali – por në individë të imunosupresuar dhe në fëmijë nën moshën dy vjeç, mund të ndodhin komplikime serioze, veçanërisht në sy, mushkëri, mëlçi, ezofag, stomak, zorrë dhe sistemin nervor qendror“.

Kjo është arsyeja pse Pirlo nuk mund ta ketë Moratan në dispozicion për 90 minuta të plota.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Leverkusen do të tentojë përsëri transferimin e Milot Rashicës
Barcelona dhe Atletico "pikiatë" në buxhet, Reali në rritje pas janarit
Interesi nga Man.United motivon Andre Silvën
U arrestua dje, Gjykata e Lartë e Drejtësisë: Bartomeu lirohet me kusht
Derbi në fundjavë, kjo pritet të jetë gjendja e Realit sa i përket mungesave

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media