Home Sport
Zyrtarët e Juventus konfirmojnë risi të reja brenda klubit, një dokumentar i ri
Juventus ka konfirmuar se klubi i tyre do të paraqitet në një dokumentar në Amazon Prime të emëruar “Gjithçka ose asgjë”, apo ndryshe “All or Nothing”.

Raportimet nga Italia bëjnë të ditur se Juventus veçse ka filluar të bëjë xhirimet duke ndjekur hapat e Manchester City, Tottenham dhe Bayern Munich, transmeton lajmi.net.

Gjatë ditës së sotme, Zonja e Vjetër ka konfirmuar se janë duke bërë një dokumentar në të cilën përfshihen prapaskenat me trajnerin e ri Andrea Pirlon.

Zyrtarët e lartë të Juventusit konfirmuan se një gjë e tillë do të ndodhë dhe kanë shprehur kënaqësi mbi një projekt të tillë.

“Ne po shikojmë përpara që t’i tregojmë gjithë botës se kush është Juventusi në të vërtetë, përmes serisë së re “All Or Nothing”, u shpreh ai.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
I "celibruar" te Lazio, Immobile kërkohet nga Tottenham
"E zuri gjumi në timon", ekspertët zbulojnë shkakun e aksidentit të Woods
Pogba konsideron qëndrimin te Manchester United
Manchester City - Wolves, formacionet e mundshme
Bale: Ramos ishte çelësi i tri trofeve të Ligës së Kampionëve radhazi

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media