Home Sport
Premtimet e kandidatit për president të Barçës: Formacioni me Mbappe dhe Haaland (FOTO LAJM)
Kandidati për president të Barcelonës, Toni Freixa ka premtuar se ai do të bëjë tri transferime gjigante, nëse arrin të fitojë zgjedhjet.

Tifozët katalanas do të votojnë për kreun e klubit më 7 mars, aty ku do të përcaktohen presidenti i ri i klubit.

Në garë për të parin e klubit janë Freixa, Joan Laporta dhe Victor Font, e që natyrisht se do të jetë një garë e ashpër mes tyre.

Dhe Freixa nuk ka përjashtuar mundësinë e transferimit të Kylian Mbappes dhe Erling Haaland në rast se arrin t'i fitojë zgjedhjet.

Në listën e tij mund të jetë edhe David Alaba, që tashmë ka konfirmuar se do të largohet nga Bayern Munich si lojtar i lirë në verën e këtij viti.

Me këto tri transferime, natyrisht se Barcelona do të kishte një skuadër tejet të frikshme në letër dhe ndoshta me ta do të rikthente në Camp Nou, La Ligën, Ligën e Kampionëve dhe trofetë e tjerë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Dita kur Ferdinand mbrojti Cristianon nga brutaliteti i Van Nistelrooy
Barça mes dramës përmbys Sevillën dhe kalon në finale të Kupës së Mbretit (VIDEO)
E pabesueshme, Barcelona përmbys Sevillan dhe shkon drejt finales (VIDEO)
Pique bën heroin, Barcelona-Sevilla shkon në shtesë (VIDEO)
Milani shpëton në fund mes dramës, një hap fals në luftën për titull (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media